Automjetet ushtarake, ushtarët, liderët botërorë dhe veteranët e luftës mbërritën në Normandi, për të përkujtuar 80-vjetorin që solli fundin e Luftës së Dytë Botërore kur më shumë se 150,000 ushtarë  mbërritën në Francë nga deti dhe ajri për të dëbuar forcat e Gjermanisë naziste.

Rreth 200 veteranë, shumica prej tyre amerikanë ose britanikë, ishin të pranishëm në ceremoni gjatë gjithë ditës në plazhet që ende mbajnë plagët e luftimeve që shpërthyen rreth 80 vjet më parë, pushtimi më i madh në histori.

Me numrin e veteranëve, shumë të moshës 100 ose më shumë, që po pakësohet shpejt, kjo ka të ngjarë të jetë ceremonia e fundit e madhe në Normandi që i nderon ata. Presidenti i SHBA Joe Biden, Presidenti francez Emmanuel Macron, Mbreti i Britanisë Charles dhe Mbretëresha Camilla, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe shumë të tjerë ishin gjithashtu të pranishëm.

Princi i Uellsit gjithashtu ishte i pranishëm për ceremoninë përkujtimore ku së bashku me kryeministrin kanadez Justin Trudeau dhe kryeministri i Francës Gabriel Attal ku takuan disa prej veteranëve.

Mbreti Charles III u shpreh se aleatët rreth 80 vite më parë u përballën me provën më supreme.

“Sa me fat ishim ne dhe e gjithë bota e lirë, që një brez burrash dhe grash edhe nga vende të tjera aleate nuk u zmbrapsën kur erdhi momenti për t’u përballur me atë provë. Me ndjenjën më të thellë të mirënjohjes i kujtojmë ata dhe të gjithë ata që shërbyen në atë kohë kritike. Ne kujtojmë mësimin që na vjen përsëri gjatë dekadave: Kombet e lira duhet të qëndrojnë së bashku për të kundërshtuar tiraninë.”

Presidenti francez Emmanuel Macron u tha veteranëve se Franca nuk do ta harrojë kurrë betejën e tyre për të çliruar Evropën nga nazistët.

E teksa tani në moshë të thyer, shumë prej tyre me karrige me rrota dhe duke ecur me bastunë, veteranët përdorën zërin e tyre për të përsëritur mesazhin që ata shpresojnë të jetojnë të përjetshëm: Mos harroni kurrë.

“Ata nuk duhet të plaken si ne tani. Mosha nuk do t’i lodhë, as vitet nuk do t’i dënojnë. Në perëndimin e diellit dhe në mëngjes do t’i kujtojmë. Kur të shkoni në shtëpi, tregojuni atyre për ne dhe thuaj për të nesërmen tënde. Ne dhamë të sotmen tonë.”

Rreth 4 mijë e 400 ushtarë humbën jetën dhe rreth 9 mijë u plagosën ose u zhdukën. Operacioni i 6 Qershorit 1944 përfshiu 7 mijë anije dhe mjete detare të drejtuara nga më shumë se 195 mijë personel detar.

Me luftën e ndezur në Ukrainë, në kufijtë e Evropës, përkujtimi i sivjetshëm i Luftë së Dytë Botërore ka një jehonë të veçantë. Përvjetori zhvillohet në një vit me shumë zgjedhje, përfshirë për Parlamentin Evropian si dhe zgjedhet amerikane që do të mbahen në nëntor.

Klan News