Izraeli përkujton këtë të mërkurë sulmet e tre viteve më parë ku 1200 persona u vranë dhe 251 të tjerë u morën peng nga militantët e Hamasit në rripin e Gazës.

Ngjarja, më vdekjeprurësja në historinë e vendit nxiti më pas një luftë të përgjakshme mes ushtrisë izraelite dhe militantëve palestinezë që rezultoi me mbi 70 mijë viktima dhe shkatërrim masiv të enklavës.

Ky është përvjetori i parë për izraelitët pa asnjë peng në gaza përfshirë të gjallë dhe të vdekur.

Ky përvjetor vjen gjithashtu pak ditë përpara zgjedhjeve të para të Izraelit që nga sulmi, një votim që shihet si një referendum mbi qëndrimin e gjatë në pushtet të kryeministrit Benjamin Netanjahu.

Sondazhet e tregojnë se as Netanjahu por as rivalët e tij kryesorë nuk do të mblidhnin vende të mjaftueshme në paralament për të formuar vetëm qeverinë.

Përvjetori është gjithashtu i pari që nga një marrëveshje armëpushimi e ndërmjetësuar nga SHBA e cila ndaloi luftimet e mëdha, por nuk ka arritur të ndalojë sulmet izraelite në Gaza ose të sigurojë çarmatimin e Hamasit.

Bordi i Paqes i propozuar nga presidenti amerikan, pjesë e të cilit është edhe Shqipëria ka propozuar disa plane për Gazën por asnjë prej tyre nuk ka gjetur mbështetje të plotë nga Izraeli dhe Hamasi, dhe nisja e zbatimit duket ende e largët.

/tvklan.al