Rubrika “Power Kidz” në programin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, na dhuroi emocione të bukura këtë fundjavë. Sot ishte finalja e sezonit të 6-të të “Power Kidz” ku fitues u shpall Joeli.

Por, përpara kësaj nuk munguan as momentet prekëse. Ardit Gjebrea kishte menduar një surprizë për fëmijët. Teksa Joeli po shikonte një video-mesazh të nënës së tij, ai u prek nga fjalët e bukura të së ëmës dhe nuk mundi të përmbante lotët.

Por këtyre emocioneve nuk u shpëtoi dot as Ardit Gjebrea, i cili u përlot teksa kujtoi nënën e tij të ndjerë, që u largua nga jeta rreth 2 vite më parë.

Drejtuesi i “E Diela Shqiptare” u mundua ta kapërcente këtë moment, duke thënë se “këto janë të këqijat kur je live në program”.

Spektakli “E Diela Shqiptare” u zhvillua këtë të dielë në Afmiteatrin e Tiranës tek Liqeni Artificial. /tvklan.al