Të paktën 11 persona kanë humbur jetën pas përmbysjes së një varke me emigrantë në Mesdhe. Sipas autoriteteve italiane, varka ishte nisur nga Libia me rreth 60 persona në bord dhe u fundos rreth 45 milje detare në lindje-juglindje të Maltës.

Roja Bregdetare Italiane bëri të ditur se ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë nga deti 10 trupa të pajetë, ndërsa një anije peshkimi që ndodhej në zonë arriti të shpëtojë rreth 48 persona.

Autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të aksidentit dhe numrin e saktë të viktimave.

Klan News

/tvklan.al