Shirat musonik që bien çdo vit nga Qershori në Korrik në Indi, kanë shkaktuar mbi 100 viktima dhe mbi 4 milionë të tjerë janë shpërngulur.

Përmbytjet e shumta kanë sjellë dëme të konsiderueshme duke shkatërruar qindra hektarë tokë me të mbjella si dhe shtëpi.

Shirat e fuqishëm kanë shkaktuar gjithashtu edhe rrëshqitje të tokave, si dhe dëmtim të konsiderueshëm të digave.

Ndërsa niveli i ujit në shtretërit e lumenjve dhe të rezervuarëve, vazhdon të rritet. Autoritetet kanë angazhuar ushtrinë për të bërë të mundur evakuimin e popullatës që ka mbetur e bllokuar në disa provinca. Një pjesë e madhe e tyre vijojnë të jenë të pastrehë.

Përpos kësaj, njerëzit po vuajnë edhe mungesën e ushqimeve në kohën kur edhe pandemia e koronavirusit ka futur në kolaps të gjithë botën.

Musonët konsiderohen si një dhuratë për fushat e Indisë, të cilat çojnë më pas në rritjen e nivelit të lumenjve Brahmaputra, Ganges etj. që bëjnë të mundur ujitjen e tokave të çara nga thatësira.

Klan Plus