Përmbytje të fuqishme kanë goditur zonat malore në kufirin mes Nepalit dhe Tibetit në Kinë, duke shkaktuar të paktën 17 viktima dhe duke shkatërruar shtëpi, rrugë, ura dhe projekte energjetike.
Këto pamje të fiksuara nga kamera të sigurisë tregojnë momentin kur orteku masiv i baltës rrëshket në zonën kufitare dhe njerëzit që vrapojnë për të shpëtuar.
Autoritetet e të dy vendeve janë në gatishmëri, ndërsa frika për viktima të tjera mbetet e lartë, pasi qindra rezultojnë të zhdukur.
Mes të zhdukurve raportohen 384 turistë, kryesisht nga India, Britania e Madhe, SHBA-ja, Malajzia dhe Koreja e Jugut.
Situata është veçanërisht e rëndë në një distrikt malor, ku lumenjtë kanë dalë nga shtrati.
Helikopterët e shpëtimit nuk kanë mundur të ulen për shkak të nivelit të lartë të ujit. Pamjet tregojnë banesa të shembura, makina të marra nga rrjedha dhe ura të shkatërruara.
Përmbytjet kanë prekur edhe sektorin energjetik të Nepalit. Policia dhe ushtria janë angazhuar në operacionet e shpëtimit, ndërsa banorëve pranë lumenjve u është kërkuar të zhvendosen në zona më të larta dhe të sigurta.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 