Ka njohur një përmirësim situata nga zjarret në 24 orët e fundit.

Autoritetet njoftojnë se janë raportuar në total 31 vatra zjarri, nga të cilat 3 mbeten aktive dhe 6 janë nën mbikëqyrje.

Zjarret që vijojnë të digjen janë në Malin e Dajtit, në Ballenjë të Dibrës dhe në Qafën e Helmës në Bulqizë. Në të trija vatrat nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Për menaxhimin e situatës janë angazhuar 370 forca operacionale dhe 22 automjete zjarrfikëse.

Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet me 70 efektivë, 1 automjet zjarrfikës, 1 ekskavator dhe 3 helikopterë.

Tv Klan

/tvklan.al