Zhvillime të reja diplomatike janë raportuar lidhur me përpjekjet për t’i dhënë fund përshkallëzimit të konfliktit mes SHBA dhe Iranit, ku sipas një raporti të Axios, Shtëpia e Bardhë besohet se është pranë arritjes së një memorandumi brenda 24 orësh.

Burimet e cituara nga media amerikane bëjnë me dije se draft-marrëveshja përfshin disa pika kyçe, ndër të cilat një moratorium nga ana e Iranit për pasurimin bërthamor, si dhe angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të hequr sanksionet dhe për të liruar miliarda dollarë fonde të ngrira iraniane.

Po ashtu, dokumenti parashikon lehtësimin e kufizimeve për qarkullimin në Ngushticën e Hormuzit.

Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Shtëpia e Bardhë nuk kanë dhënë ende një reagim zyrtar.

Klan News

/tvklan.al