Pesë turistë mbetën të lënduar si rezultat i përplasjes se dy mjeteve lundruese në liqenin e Komanit në veri të vendit, këtë të mërkurë.
Policia e Shkodrës bën të ditur se ngjarja aksidentale ndodhi rreth orës 15:00, teksa dy mjetet po lundronin nga Komani në drejtim të lumit të Shalës.
Pesë turistët që u lënduan si pasojë e përplasjes u morën nga dy helikopterë dhe u transportuan në spitalin e Shkodrës.
Mësohet se ata kanë marrë dëmtime në pjesë të trupit dhe gjymtyrë, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa që po marrin trajtim në spital.
Ndërkohë, turistët e tjerë që ndodheshin në dy varkat janë nxjerrë në kalatën e Komanit, me ndihmën e mjeteve të tjera lundruese dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar në përplasjen e dy mjeteve lundruese që po transportonin udhëtarë për të eksploruar zonën, sakaq, grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/tvklan.al












Botërori 2026 