Një 68-vjeçar ka ndërruar jetë pas një aksidenti rrugë. Sipas njoftimit paraprak të policisë ngjarja ka ndodhur këtë të shtunë rreth orës 09:50 në fshatin Velipojë.

Një makinë tip “Benz” me shoferen me iniciale P.Ç është përplasur me motoçikletën ku udhëtonte 68-vjeçari P.V. Dëmtimet kanë qenë të rënda për këtë të fundit, që ndërroi jetë në Spitalin e Shkodrës.

Policia po vazhdon hetimet për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes./tvklan.al