Një këmbësor gjeti vdekjen pasditen e kësaj të premteje në Mirditë, pasi u përplas nga një automjet. Ngjarja ndodhi orës 18:45 në autostradën Rrëshen-Kukës, në fshatin Gëziq.

Këmbësori, identiteti i të cilit nuk dihet ende, u përplas nga një kamionçinë, që drejtohej nga një 41-vjeçar me iniciale E.B.

Ky i fundit u shoqërua në ambientet e policisë, ndërsa grupi hetimor në vendngjarje vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit, si dhe identifikimin e viktimës. /tvklan.al