Një 27-vjeçar është arrestuar në lidhje me aksidentin me pasojë vdekjen e një 72-vjeçari që ndodhi të martën në Mamurras. Siç njofton policia, i riu u arrestua në flagrancë.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi më datë 19.01.2021, tek kryqëzimi i Mamurrasit, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, është përplasur me motoçikletën tip “Fortuane”, me drejtues shtetasin P. P., 72 vjeç, i cili për pasojë ndërroi jetë”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./tvklan.al