Gerald Bitri, 24 vjeçari që shihni në këtë foto, humbi jetën në Spitalin e Traumës pas plagosjes mesditën e të shtunës në Laç.

Ai nuk mundi t’u mbijetoj plagëve të marra nga plumbat e shtënë gjatë përplasjes ndërsa si autorë janë vënë në praga Daniel Gjeloshi 27 vjeç, dhe Klevis Ndreca 28 vjeç.

Ata janë vënë nën akuzë për vrasje në rrethana cilësuese dhe armëmbajtje pa leje.

Të arrestuarit në dëshminë e dhënë para hetuesve kanë pranuar konfliktin qe kane patur me njeri-tjetrin per nje aksident rrugor me pasoja të vogla materiale. Ata kane pohuar se kane shkuar per tu sqaruar, por qe situata ka përshkallëzuar deri ne perdorimin e armes.

Kjo foto ka fiksuar momentin pak sekonda pasi ka ndodhur ngjarja dhe duket një nga makinat e përdorura dhe pranë saj një prej personave të plagosur. Mjeti tjetër është larguar menjëherë pasi është shtënë.

Hetimet treguan se Daniel Gjeloshi, dhe viktima e kësaj ngjarje, Gerald Bitri, kanë qenë në të njëjtën makinë, ndërsa Klevis Ndreca, Liridon Ismaili, Amarildo Ndoj, kanë qenë në makinën tjetër.

Në spital ndodhen ende 4 personat e tjerë të plagosur nga të shtënat me armë, ku njëri prej tyre, vijon të jetë në gjendje të rëndë.

Në këtë ngjarje mbeti e plagosur edhe një shitëse ambulante, që shiste qirinj në rrugën e Kishës së Laçit, Angjelina Gjezaj.

Të shtunën pas kontrolleve Policia bëri të mundur sekuestrimin e 2 armëve të zjarrit tip pistoleta të përdorura në ngjarje  dhe nje doreze metalike.  Ato ishin hedhura ne një zone ne ndertim jo larg vendit te ngjarjes.

Tv Klan

/tvklan.al