Samuel Troshani dhe Izmir Sakica do të vijojnë të hetohen nga Prokuroria e Posaçme nën masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi masat e caktuara më herët nga Shkalla e Parë për të dy ata me dyshimet se kanë qenë të përfshirë në përplasjen me armë zjarri në gusht 2024 në Rranxë të Bushatit.

Në kërkim, për sulmin me armë në Bushat vijojnë të jenë Franko Leka dhe Aleksandër Prendi. Ata po hetohen edhe për përfshirje në grupit të strukturuar kriminal.

Tv Klan