Moslejimi i Mabco dhe nënkontraktorëve të saj të futen në kantierin e Aeroportit të Vlorës, për shoqërinë nuk është thjesht një konflikt mes dy bizneseve, por çështje e sigurisë së investimeve strategjike në vend.

Në një konferencë për shtyp, përfaqësja e kompanisë Ornela Çuçi, shtoi se situata e krijuar, është tregues i mosfunksionimit të shtetit ligjor.

“Dhe kjo nuk është  më një problem koorporativ, por problem i shtetit ligjor në Shqipëri. Mabco ka kërkuar vazhdimisht ndërhyrje institucionale, shteti shqiptar, e kur them shteti shqiptar kam parasysh këtu jo vetëm shtetin, duke nisur nga policia, prokuroria”, tha përfaqësuesja e Mabco, Ornela Çuçi.

Avokati Ili Gërdupi, i cili është përfaqësues Iigjor I shoqërisë Mabco, tha se pengimi për të vijuar punimet bëhet pa një vendim gjyqësor dhe se vendimi që pezullon 98% te kuotave, i heq Mabcos vetëm të drejtën e votës.

“Pavarësisht se gjykata thotë për të drejtën e votimit (që përsëri e kontestojmë), dhe në të njëjtën kohë gjykata thotë që ortaku vijon të ketë të drejtën e informimit dhe të drejtat e tjera, dhe se pavarësisht se palës së paditur i pezullohet e drejta e votës, ai vazhdon të realizojë punimet për realizimin e aeroportit dhe gjithsesi ka të drejtën të ketë informimin në mënyrë vijuese dhe të ketë të drejtën e Asamblesë”, tha përfaqësuesi ligjor i Mabco, Ilir Gërdupi.

Kompanitë të cilët po kryejnë punimet në aeroportin e Vlorës,  “Mabco” dhe “2A Group”, prej disa muajsh janë në mosmarreëveshje për shkak të pretendimeve për kuotat që zotërojnë në “Vlora International Airport”.

Këto përplasje çuan të hënën në bllokimin e punonjësve dhe nënkontraktorëve të Mabco të futen në kantier për të vijuar punën.

Situata po vonon vënien në punë të Aeroportit të Vlorës dhe po shtyjnë pa një afat të caktuar edhe inagurimin e tij të programuar për tu kryer në fund të muajit maj. 

Tv Klan

/tvklan.al