Kina kërcënon SHBA: Mos ndërhyni në punët e brendshme

Ligji i ri që Kina do të  miratojë për t’i dhënë fund rebelimit, tradhtisë dhe dhunës në Hong Kong ka nxitur debate mjaft të mëdha. Kina ka kërcënuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës se do të marrin masa shumë të ashpra nëse ajo ndërhyn në çështjet e brendshme dhe prek interesat e saj.

Shumë ekspertë janë shprehur se nëse një ligj i tillë miratohet kjo do të cënojë autoritetin që ka Hong Kongu dhe të drejtat e qytetarëve. Shefja ekzekutive Carrie Lam ka deklaruar se vendet e tjera nuk kanë vend në këtë territor. Sipas saj ligji i ri do të kthejë stabilitetin në vend dhe nuk cënon të drejtat dhe liritë e qytetarëve.

Kjo gjë është shoqëruar për disa ditë me rradhë me protesta të dhunshme në Hong Kong. Aktivistët janë shprehur se Partia Komuniste Kineze me anë të këtij ligji do të shtypë edhe më tej popullin e Hong-Kongut.

Këshilltari për Sigurinë në SHBA Robert O’Brein deklaroi se kjo që Kina do të bëjë shumë shpejt kjo do të shndërrohet në një kambanë vdekjeje.

Në protestat e zhvilluara një vit më parë presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi një projekt-ligj që mbështet protestuesit në Hong Kong. Me anë të tij shtetasve kinezë u sigurohen viza për në Amerikë, pavarësisht faktit nëse ata janë arrestuar ndonjëherë gjatë protestave të dhunshme.

Të njëjtën gjë SHBA-të kanë bërë edhe me Tajvanin. Amerika e ka përdorur çështjen e Tajvanit dhe të drejtat e njeriut për të ushtruar presion mbi Kinën dhe për të krijuar probleme ligjore, rajonale dhe ndërkombëtare për Pekinin.

Para vitit 1971, vendet perëndimore e njihnin ishullin si Tajvani kinez dhe ky vend ishte anëtar i OKB-së. Tajvani si ishulli më i madh në Kinë vazhdon të ketë marrëdhënie të forta me vendet perëndimore, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara.

Klan Plus