Në një lidhje në Skype për programin “Rudina”, në Tv Klan ishte botuesja Arlinda Dudaj.

Ajo sqaroi edhe “përplasjen” e saj virtuale me Ermal Mamaqin, në lidhje me komentin e aktorit se tani nuk është momenti për të lexuar romane.

Në pamundësi për të qenë pjesë e programit, Mamaqi dërgoi një mesazh ku shprehej se vazhdon t’i qëndrojë idesë, se nuk është momenti për të lexuar romane dhe jo se ka ndonjë gjë kundër tyre, por sepse fokusi duhet të jetë tek ajo që shërben më shumë në këtë kohë.  

Ermal Mamaqi: Më falni që nuk mund të isha sot në studio me një video call kështu live, por po ju çoj këtë mesazh sepse kam respekt për ju. Për sa i përket temës që më tha gazetarja që keni në studio, sqarimin tim e kam dhënë në atë videon tjetër, që shpresoj që ta trasmetoni atë videon tjetër që kam bërë, ku shpjegoja atë problemin e thagmës që thashë për romanet. I qëndroj idesë time, që nuk është momenti për të lexuar romane, për të parë opera, balet klasik, por po i rithem dhe njëherë nuk kam asgjë kundër romaneve, romanet shumë mirë të lexohen, por fokusohu tek ajo që të shërben më shumë tek kjo kohë krize që do kalojmë. Meqë është Arlinda aty, që e kam shoqe, e përqafoj, nëqoftëse do lexoni ndonjë roman, lexoni vetëm romanet që shet Arlinda./tvklan.al