Mbi çështjen e faljes së mundshme të kryeministrit Benjamin Netanyahu ka nisur një “luftë” deklaratash mes Uashingtonit dhe Jeruzalemit.
Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, ka mohuar zyrtarisht të ketë biseduar me presidentin amerikan, Donald Trump, në lidhje me dhënien e faljes për proceset gjyqësore të kryeministrit izraelit.
Reagimi i presidencës izraelite erdhi menjëherë pasi Donald Trump, gjatë pritjes së Netanyahut në vilën e tij në Mar-a-Lago, deklaroi para mediave se Netanyahu-t duhet t’i jepet “falja në procesin e tij gjyqësore”.
Trump u shpreh hapur në krah të Netanyahut, duke e cilësuar atë si një udhëheqës që meriton t’i mbyllen çështjet penale dhe se sipas tij, Izraeli “nuk do të ekzistonte” pa Netanyahu-n.
/tvklan.al












Botërori 2026 
