Një përplasje e fortë politike ka shpërthyer në Uashington gjatë një seance dëgjimore në Komitetin e Forcave të Armatosura në Senatin amerikan, ku Sekretari i Luftës, Pete Hegseth, u përball me kritika të ashpra nga senatorët demokratë lidhur me luftën ndaj Iranit.
Senatori demokrat Jack Reed vlerësoi performancën taktike të ushtrisë amerikane, por akuzoi administratën për ekzagjerim të rezultateve në terren, duke theksuar se regjimi iranian mbetet i paprekur dhe kapacitetet e tij ushtarake vijojnë të jenë kërcënim.
“Le të jem i qartë. Taktikisht, performanca e ushtrisë amerikane kundër Iranit ka qenë e jashtëzakonshme. Por deklaratat tuaja janë të ekzagjeruara dhe të rrezikshme. Irani ende ka uranium të pasuruar dhe programi i tij bërthamor mbetet i qëndrueshëm”.
Seanca u ndërpre përkohësisht nga një protestues, ndërsa kryetari republikan i komitetit, Roger Wicker, paralajmëroi se ndërprerje të tilla nuk do të tolerohen.
Nga ana tjetër, Pete Hegseth hodhi poshtë kritikat, duke akuzuar kundërshtarët politikë për retorikë demoralizuese dhe duke theksuar se Shtetet e Bashkuara po udhëhiqen nga “negociatori më i mirë në botë”.
Debati u përqendrua edhe te kostot e luftës dhe pasojat për civilët. Senatorja demokrate nga New York, Kirsten Gillibrand, ngriti shqetësime për mungesën e mbështetjes publike dhe dëmet ekonomike që po ndihen nga qytetarët amerikanë.
“Populli amerikan nuk e mbështet këtë luftë. Ajo është e paautorizuar dhe ka kushtuar mbi 25 miliardë dollarë. Qytetarët po e ndiejnë çdo ditë këtë barrë përmes rritjes së çmimeve të karburantit dhe ushqimeve”.
Megjithatë, Hegseth i mohoi kategorikisht këto akuza. Seanca dëgjimore vjen në një moment tensioni, ndërsa ligjvënësit kërkojnë më shumë transparencë për strategjinë ushtarake, kostot reale dhe pasojat humanitare.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 