Përcarjet mes Presidentit Donald Trump dhe Republikanëve në Senatin amerikan po bëhen gjithnjë e më të dukshme, ndërsa vendi i afrohet zgjedhjeve të mesmandatit në nëntor.
Përplasja më e fundit lidhet me një projektligj të rëndësishëm për sigurinë kombëtare. Trump detyroi shtyrjen e seancës së konfirmimit për Jay Clayton, kandidatin e tij për drejtues të përhershëm të inteligjencës kombëtare, në përpjekje për të mbrojtur Bill Pulte, të emëruar prej tij si drejtues i përkohshëm i agjencisë.
Vendimi shkaktoi reagime brenda kampit republikan, raporton Reuters. Senatori Thom Tillis e cilësoi lëvizjen e presidentit si një gabim të madh që po pengon realizimin e objektivave legjislative të administratës.
Mosmarrëveshjet nuk kufizohen vetëm te çështjet e inteligjencës, pasi shefi i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump ka ushtruar presion ndaj Senatit për të miratuar SAVE AMERICA ACT, një paketë masash për identifikimin e votuesve, të cilën demokratët e kundërshtojnë ashpër.
Ai ka kërkuar gjithashtu që kjo paketë të lidhet me legjislacionin për mbikëqyrjen elektronike, një ide që është refuzuar nga drejtuesit republikanë.
Ndërkohë, për emërimin e Bill Pulte demokratët kanë shprehur skepticizëm pasi vënë në dyshim përvojën e tij për sigurinë kombëtare dhe paralajmërojnë për ndërhyrje politike në institucionet e inteligjencës.
Me më pak se pesë muaj deri në zgjedhje, tensionet mes Shtëpisë së Bardhë dhe republikanëve në Senat po vënë në provë unitetin e Partisë Republikane dhe aftësinë e saj për të çuar përpara axhendën e presidentit Trump.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
