Edhe pse njëzëri pranojnë nevojën e një reforme të re, palët politike ndahen qartazi kur bëhet fjalë për numrin e bashkive që duhet të ketë ndarja e re administrative-territoriale.
Gjatë turit të dëgjesave me kryetarët e bashkive të tre qarqeve, atij të Elbasanit, Durrësit dhe Kukësit, dy bashkëkryetarët Mazniku dhe Boçi i qëndruan pozicioneve të mëparshme. Demokratët kërkojnë shtim të bashkive, ndërsa socialistët tkurrje të tyre.
“Argumenti pse qenka tabu se mazhoranca ka një pozicion të sajin lidhur me konsolidimin ka të njëjtën vlerë si ajo që thotë PD. Reforma e 2014 ishte sukses”, Arbjan Mazniku.
“Duhet korrigjuar dhe korrigjimi është në terren. PD nuk kishte asnjë projekt deri sa doli PS me 4 propozimet e saj që derivojnë në një pikë. Ka dalë nga dëgjesat që qytetarët kërkojnë që njësia bashkiake të jetë e vogël, disa të tjera që konsiderohen të vogla të qëndrojnë. Mendimi i përbashkët na rezultoka si mendimi i paracaktuar që qenkemi shumë mirë, madje të avancojmë nga 61 t’i bëjmë akoma më pak, ta ulim numrin, sepse vetëm kështu mund të arrihet suksesi. Ndërkohë që ajo ‘dreq’, po e them kështu me pozitivitet, Europë, së cilës i referohemi, nuk e ka fare tendencë një gjë të tillë. Ka tendencë që të çojë shërbimin te qytetari fundor”, u shpreh Luçiano Boçi.
Në seancën e dëgjesave, njëzëri kryetarët e bashkive të qarkut të Elbasanit e cilësuan të suksesshme reformën territoriale të vitit 2014, që sipas tyre rriti investimet dhe cilësinë e shërbimeve. Të njëjtin qëndrim konfirmuan edhe përfaqësuesit e pushtetit lokal të qarkut Kukës.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 