Trafiku në Tiranë është kthyer në një shqetësim gjatë javëve të fundit. Qyterarët janë ankuar shpeshherë për këto rrugët e tejmbushura nga automjetet.

Për këtë fenomen shqetësues, është pyetur vetë kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan tha se shkak i trafikut janë punimet që po kryhen në disa rrugë. Një ndër to është edhe rruga e Durrësit.

Arsyeja pse ne kemi trafik është se janë punë që duhen bërë. Të ndërrosh një kanalizim që nuk ishte bërë që në kohën e Zogut. Çfarë ndodh? Tirana ka një pendencë 3%. Vjen tubacioni 120 dhe futet në një tubacion më të vogël 80. Pra kishe derdhje të ujit dhe rruga e Durrësit nuk shkarkonte. Janë punë për t’u bërë. Do e çash rrugën për 45 ditë. U bë vitin e parë “Dritan Hoxha”, kolektori kryesor. U bë vitin e dytë rruga e Elbasanit, u bë Kombinati, tani i kishte ardhur koha rrugës së Durrësit”, u shpreh kryebashkiaku Erion Veliaj. /tvklan.al