Protestat e nxënësve kanë tronditur qeverinë franceze me zjarre të shumta në pjesë të ndryshme të vendit dhe përplasje të ashpra me policinë.
Pamjet nga pasditja e kësaj të premteje treguan barrikada të shkrumbuara, kazanë mbeturinash të djegur e të përmbysur në rrugë dhe fishekzjarre në drejtim të forcave të sigurisë.
Rreth 500 shkolla dhe institucione arsimore mbetën të mbyllura pas përshkëllëzimit të ditëve të fundit. Mbi 300 efektivë policie dhe rreth 100 nxënës kanë mbetur të plagosur nga dhuna e përhapur në disa qytete përfshirë Parisin Strasburg, Tuluzë dhe Marsejë.
Rreth 2000 persona janë arrestuar. Më shumë mobilizim me protestuesit është paralajmëruar për ditët në vijim, nëse qeveria nuk iu përgjigjet kërkesave.
Ministri i Drejtësisë, Gérald Darmanin theksoi se manifestimet kanë degjeneruar nga protesta studentore në cenim të rëndë të rendit publik nga një pakicë e dhunshme. E majta radikale, veçanërisht partia “Franca e Papërkulur” është akuzuar si organizatore, por drejtuesit e saj mohojnë përfshirjen.
Protestat nisën rreth dy javë më parë në Paris dhe u shtri në të gjithë vendin. Motiv i revoltave janë ankesat e grumbulluara prej kohësh nga nxënësit dhe stafi arsimor për kushtet në shkolla.
/tvklan.al












Botërori 2026 