Një valë e re sulmesh iraniane goditi Gjirin Persik këtë të diel që përfshinë Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katarin, Bahreinin dhe Kuvajtin.

Këto pamje tregojnë një ndërtesë qeveritare në Kuvajt të përfshirë nga flakët gjatë natës, pas një sulmi me dron.

Ndersa dy persona, shtetas të huaj, mbetën të vdekur dhe 12 të tjerë të plagosur në Arabinë Saudite nga një predhë që ra mbi një zonë të banuar.

Nga ana tjetër, ushtria amerikane dhe izraelite nisën pasditen e se dielës sulmet në shkallë të gjerë në kryeqytetin e Iranit dhe më gjerë.

Pasojat e sulmit ndaj depozitave të karburantit në Teheran u ndjenë dhe gjatë së dielës. Shpërthime të mëdha dhe shtëllunga tymi u panë edhe në vende të tjera të Teheranit.

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump, deklaroi se nuk është më i interesuar për negociata të mëtejshme me Iranin.  “Nuk mendoj se do të mbetet më ndonjë njeri atje që të mund të na thotë ‘Ne dorëzohemi’”.

Ndërsa përflitet se ështeë zgjedhur lideri i ri suprem i Iranit, emri i te cilit nuk është bërë public, Ministri i Jashtëm i Iranit tha se askush nuk e di se cili është pasardhësi i Khameneit.

Trump ndërkohë bëri të ditur edhe njëherë se zgjedhja e liderit të ri të Iranit pa aprovimin e SHBA-ve do të thoshte kthim 10 vite pas dhe se Udhëheqja Supreme nuk do të rezistonte gjatë.

Sakaq Tramp pati dhe nje bisede telefonike me kryeministrin britanik Starmer pas përplasje te forta ne lidhje me mos përfshirjen e Britanise se Madhe ne kete lufte.Ne fokus te bisedimeve ishte bashkëpunimi ushtarak mes dy vendeve si dhe përdorimi i bazave ushtarake ne luftën kunder Iranit.

Në të njëjtën kohë ushtria izraelite ka vijuar fushatën ushtarake ndaj Hezbollahut. Të paktën 16 persona janë vrarë nga bombardimet e fundit duke e cuar numrin e viktimave në Liban në 394.

Tv Klan

/tvklan.al