Tensionet janë përshkallëzuar në Bregun Perëndimor ndërkohë që kolonët izraelitë kanë ngritur tenda në veriperëndim të Ramallahut, në atë që palestinezët e konsiderojnë një përpjekje për krijimin e një vendbanimi të ri.

Pak ditë më parë kolonët nisën gjithashtu ngritjen e një tjetër vendbanimi pranë fshatit Burqa.

Kabineti i sigurisë i Izraelit ka miratuar një buxhet prej 1.3 miliardë shekelësh, apo 434 milionë dollarë, për krijimin e 34 vendbanimeve të reja në Bregun Perëndimor të pushtuar, ka konfirmuar Ministri i Financave i krahut të djathtë, Bezalel Smotrich, duke shtuar tensionet mbi territorin që shihet gjerësisht si qendror për një shtet të mundshëm palestinez.

Smotrich është kreu i partisë Sioniste Fetare që merr pjesën më të madhe të mbështetjes së saj nga vendbanimet dhe kandidon në zgjedhjet e ardhshme legjislative më 27 tetor.

Vendbanimet e planifikuara do ta çonin totalin e krijuar gjatë mandatit të tij katërvjeçar në 103. Smotrich tha se 1.075 miliardë shekelë të tjerë do të miratohen për të shtruar rrugët për në vendbanimet e reja. Smotrich e quajti vendimin e kabinetit historik dhe një “ditë feste për Izraelin dhe vendbanimet”, duke falënderuar kryeministrin Benjamin Netanyahu për mbështetjen e tij.

Klan News

/tvklan.al