Përurohet parku diellor i Karavastasë. Në ceremoninë e përurimit ishte e pranishme dhe zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila tha se ky është impianti më i madh fotovoltaik në Ballkan i cili prodhon 140 megavat energji.
“Ky projekt, patjetër, mbart një sërë vlerash siç është fakti i të qënit parku më i madh fotovoltaik në Ballkan. Voltalja erdhi në Shqipëri. Jo vetëm që investoi në parkun e Karavastasë, por sot është duke ngritur dhe ndërtuar një park të ri, parkun e Spitallës”, u shpreh Belinda Balluku.
Invetimet në parqet diellore do të vijojnë edhe në vitet e ardhshme tha Balluku, për të garantuar sigurinë energjitike të vendit.
“10% e energisë të prodhuar në vendin tonë vjen nga parqet fotovoltaike dhe çka synojmë ne për vitin 2030, është që ta çojmë këtë volum në 30%. E gjithë strategjia që qeveria shqiptare ka ndjekur në fushën energjetike garanton që Shqipëria të kthehet brenda vitit 2030 në eksportues neto nga një importues neto që është sot”, tha më tej zëvendëskryeministrja.
I pranishëm në këtë ceremoni ishte dhe Ministri francez për Evropën Benjamin Haddad i cili tha se bashkëpunimi me Shqipërinë në fushën energjitke po vijon.
“Ky projekt pasqyron thellimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Francës dhe Shqipërisë, sidomos në sektorin e ekonomisë, atë ushtarak dhe të energjisë. Voltaja është investitori më i rëndësishëm i energjisë francez në Shqipëri. Me parkun diellor të Karavastasë dhe të Spitallës që është në proces dhe pritet të përfundojë në vitin 2027”, tha ministri francez Haddad.
Investimi në parkun diellor të Karavastasë kap një shifër prej 145 milionë Euro, duke e bërë kështu një nga investimet e huaja më të rëndësishme në vend.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
