Kryebashkiaku Veliaj: Fillojmë lotin tjetër të shkollave në kryeqytet

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu, inspektuan përfundimin e punimeve në shkollën e bashkuar “Bedri Llagami” në Vaqarr. Veliaj tha se teksa theksoi se kjo shkollë do të presi rreth 600 nxënë dhe se do të shërbejë dhe si epiqendër e aktiviteteve komunitare.

 “Të sigurohemi që kjo epiqendër të shërbejë edhe si një horizont për fëmijët. Nuk kemi ndërtuar vetëm ca mure me llaç e tulla apo xhama e dritare, kemi ndërtuar një komunitet. Patjetër, Tirana ofron shumë, por unë besoj se për çdo prind, të pasurit e fëmijës tek oborri i shkollës, tek një mjedis i sigurt, ofron një garanci të jashtëzakonshme sigurie. 

Kreu i Bashkisë nënvizoi se puna për ndërtimin e institucioneve të reja arsimore do të vijojë edhe në zona të tjera.

“Si tek Astiri, në Sauk dhe në zonën “Ali Demi”. “Në këtë partneritet 50 me 50, pra gjysmën qeveria dhe gjysmën bashkia, ne do të fillojmë 4 shkolla tek Astiri, në të dyja anët e Lanës; aty ku do të fillojë edhe rehabilitimi i Lanës, tani që Unaza mbaroi, aty ku humbëm tre vite shumë të çmuara. Të njëjtën gjë duam të bëjmë edhe tek zona e Liqenit të Thatë, njëra nga ana e Kopshtit Botanik, tjetra nga Parku Olimpik.”

Shkolla e bashkuar “Bedri Llagami” në Vaqarr ofron edhe 5 klasa për nxënësit e parashkollorit, 20 klasa për nivelin 9-vjeçar, si dhe bibliotekë, laboratorë, si dhe ambiente ndihmëse e sportive.

Klan News

/tvklan.al