Berati, Kuçova dhe Dimali do të jenë zonat që do përjetojnë temperatura deri në 42 gradë Celsius sipas sinoptikanëve gjatë orëve në vijim.

Maksimumet do të jenë edhe në 42 gradë Celsius. Të regjistruar në qarkun e Beratit, Kuçova dhe Dimali do të kenë temperatura të larta. Një pjesë e mirë e Ultësirës Perëndimore pritet të jenë mbi 39 gradë Celsius.”

Megjithatë nga e shtuna pritet të ketë një rënie të lehtë të temperaturave, duke sjellë mëngjese disi më të freskëta.

Dita e shtunë sjell një rënie të lehtë të temperaturave në orët e para të mëngjesit duke bërë që vlerat minimale në qytetet e zonave malore të jenë rreth 11 apo 12 gradë Celsius, këto kryesisht në qytetin e Ersekës apo të Peshkopisë.”

Edhe java e ardhshme pritet të ketë të njejtën tablo sinoptike me temperatura maksimale në kufijtë e 38-39 gradë Celsius.

Klan News