4 të rinj mbetën të plagosur, ndërsa plumbave nuk i shpëtoi as shitësja ambulante, e cila po shiste qirinj në rrugën e Kishës së Laçit.

Të plagosurit u dërguan në spitalin e Laçit me këtë automjet që shihni në këto pamje.

Më pas ato u transferuan në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku dy prej tyre Amarlido Ndoj dhe Geri Bitri mësohet se janë në gjendje të rëndë shëndetësore.


Policia thotë se ka mundur të sekuestrojë armen e zjarrit tip pistoletë dhe një dorezë metalike që dyshohet të jenë përdorur në konflikt, të hedhura në një zonë në ndërtim, jo larg vendit të ngjarjes.

Ndërkohë kërkimet vijojnë për kapjen e autorit si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se përplasja mes të rinjve nisi për gërvishtjen e pasqyrës së makinës.

Tv Klan

/tvklan.al