Rritja e çmimit të karburanteve në Shqipëri vjen si pasojë e ndryshimit të kursit të dollarit i cili sot blihet me 150 lekë. Sipas drejtorit të Doganave Petrit Ago, qeveria shqiptare në këtë rast ka patur predispozicionin total duke riskuar në të ardhurat buxhetore. Kjo duket qartë pasi në vendet europiane e kanë dyfish të rritur këtë çmim. Luhatja e kursit nuk është ndryshim e sistemit doganor, por produkt i kërkesë ofertës në treg.

Kështu që çmimi në Shqipëri ka lëvizur nga 7 deri në 10 % i cili është rezultat i ndryshimit të kursit.

“Duhet të siguroj të gjithë konsumatorët të gjithë blerësit e karburantit se qeveria shqiptare ka marrë masa me risk përsa i përket të ardhurave në buxhet në mënyrë që të ruante qëndrueshmërinë e çmimit të shitjes së karburantit. Megjithëse çmimi i shitjes së karburantit në gjithë tregun ndërkombëtar është tepër i lartë, në Shqipëri, sikurse e keni parë dhe në vende të tjera të Europës, ka pasur probleme mjaft të mëdhaja, në Shqipëri kjo nuk është ndjerë fare dhe rritja është vetëm si rezultat i çmimit të blerjes së vazhdueshme.”

Pretendimi i rritjes së referencës është i pavërtetë. Nëse ndryshon referenca çmimi i shitjes është shumë herë më i lartë dhe sistemi fiskal zbaton kodin doganor./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti