Raportim Live

Irani nuk tërhiqet: Jemi të përgatitur të rifillojmë luftën

Pavarësisht refuzimit nga presidenti amerikan Donald Trump të propozimit iranian, Teherani vijon të shfaqë gatishmëri për gjetjen e një zgjidhjeje diplomatike për konfliktin.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, deklaroi në një intervistë për NBC News se Irani është plotësisht i përgatitur për një rikthim të luftimeve.

“Jemi plotësisht të përgatitur për një rifillim të luftës. Do të qëndrojmë të palëkundur përballë çdo agresioni të ri, edhe nëse do të bëhej fjalë për një luftë apokaliptike”, u shpreh Araghchi.

Deklarata e tij erdhi pas një pyetjeje lidhur me një raportim të “Wall Street Journal”, sipas të cilit Trump mund të shqyrtojë mundësinë e rifillimit të sulmeve pas zgjedhjeve afatmesme në SHBA, të parashikuara për në nëntor.

Araghchi theksoi se një skenar i tillë nuk është pjesë e llogarive të Iranit, por shtoi se Teherani mbetet i gatshëm për dialog.

“Nuk është pjesë e llogarive të Iranit. Në të njëjtën kohë, jemi të gatshëm për diplomaci. I takon presidentit Trump të zgjedhë”, deklaroi ministri iranian i Jashtëm.

Trump: Çmimi i naftës do të bjerë shpejt sapo të përfundojë lufta

 “Nafta do të bjerë shpejt sapo të ulet kërkesa, sapo të përfundojë lufta. Çmimi i naftës do të pësojë rënie dhe çmimet do të ulen”, deklaroi presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

 Trump theksoi gjithashtu se çmimi i naftës aktualisht është më i ulët se gjatë administratës së Joe Biden.

 “Duhet të mbani mend një gjë: nafta sot kushton më pak se sa kushtonte gjatë administratës Biden. Megjithatë, ne po nxjerrim sasi shumë të mëdha nafte”, tha Trump.

 Ai shtoi se një ditë më parë ishte nxjerrë një sasi rekord nafte nga Ngushtica e Hormuzit, duke pretenduar se bëhej fjalë për një nivel më të lartë se çdo sasi e nxjerrë para fillimit të luftës.

download app

Mediat e huaja: Donald Trump pret bisedime të reja me Iranin këtë javë

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, i tha Axios se pret që negociatorët amerikanë të zhvillojnë bisedime të mëtejshme me Iranin këtë javë.

Mijëra mbështetës të Hezbollahut përkujtojnë ish-liderin e grupit Hassan Nasrallah

27 shtator 2026- Mijëra mbështetës të Hezbollahut u mblodhën në periferi të Bejrutit për të përkujtuar ish-liderin e grupit, Hassan Nasrallah, dy vjet pas vrasjes së tij në një sulm ajror izraelit.

Tubimi u zhvillua pranë varrit të Nasrallahut, në një zonë që konsiderohet bastion i Hezbollahut. Sipas AFP-së, pjesëmarrës të shumtë mbanin flamuj të grupit gjatë ceremonisë përkujtimore.

Hassan Nasrallah u vra më 27 shtator 2024, kur një sulm ajror izraelit goditi periferinë jugore të Bejrutit. Sulmi ndodhi gjatë një periudhe luftimeje që shkaktoi dëme të mëdha ndaj Hezbollahut dhe goditi rëndë strukturën drejtuese të grupit.

Pas armëpushimit të nëntorit 2024 dhe dobësimit të Hezbollahut, autoritetet libaneze kanë kërkuar çarmatimin e grupit. Hezbollahu, megjithatë, ka kundërshtuar vazhdimisht dorëzimin e armëve.

Garda Revolucionare e Iranit: Një dron nënujor amerikan u kap në Hormuz

Marina e Gardës Revolucionare të Iranit njoftoi se kishte sekuestruar një dron të dytë nënujor amerikan në Ngushticën e Hormuzit. Televizioni publik IRIB raportoi sekuestrimin, duke shfaqur imazhe të automjetit. Sipas Gardës Revolucionare të Iranit, Remus 600 po kryente aktivitete spiunazhi në Hormuz.

Komandanti i Ushtrisë Iraniane: Nëse Irani nuk mund të mbijetojë, askush tjetër nuk mundet

Komandanti i ushtrisë iraniane Amir Hatami tha se “Nëse rajoni bëhet i pasigurt, pasiguria do të prekë të gjithë“.

“Nëse Irani nuk mund të tregtojë, nëse Irani nuk mund të jetojë, atëherë askush tjetër nuk do të jetë në gjendje të tregtojë ose të jetojë. Ne nuk do t’i lejojmë armiqtë e vendit të përdorin këtë qendër logjistike jetësore të Ngushticës së Hormuzit, ndërsa kombi iranian është i privuar nga përfitimet e tij. Ëndrra e tyre nuk do të bëhet kurrë realitet.”

Duke iu drejtuar fqinjëve dhe kombeve të rajonit, Hatami theksoi: “Mbajeni mend këtë. Ju e keni kuptuar se bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara nuk gjeneron siguri. Siguria nuk do të arrihet pa largimin e Shteteve të Bashkuara dhe regjimit sionist, dhe kjo kohë nuk është larg. Me vullnetin e Zotit, kjo do të ndodhë.“

Komandanti i ushtrisë iraniane: Lufta nuk ka mbaruar, ne jemi gati për sulme

Komandanti i Ushtrisë Iraniane, Amir Hatami, e bëri të qartë se lufta nuk ka mbaruar ende dhe se paqëndrueshmëria po prek të gjithë rajonin.

“Lufta nuk ka mbaruar ende. Ne duhet të mbetemi të përgatitur për sulme të mëtejshme të rënda nga forcat tona kundër armikut. Nëse rajoni do të jetë i pasigurt, kjo pasiguri do të jetë për të gjithë. U kërkoj të gjithë fqinjëve dhe vendeve në rajon t’i kushtojnë vëmendje këtij fakti: ju e keni parë se bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara nuk sjell siguri. Siguria në rajon nuk do të arrihet nëse Shtetet e Bashkuara dhe regjimi sionist nuk largohen nga rajoni, dhe kjo kohë nuk është larg”.

Ministri i Jashtëm iranian: Po presim përgjigje nga ndërmjetësit, Trump me deklarata kontradikore

Abbas Araghchi

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, deklaroi se Teherani zyrtar nuk e ka marrë si përfundimtare refuzimin e kushteve rihapjen e Hormuzit nga presidenti i SHBA-ve Donald Trump ndërsa sqaroi se po pret një përgjigje përfundimtare nga ndërmjetësit.

Në një intervistë me agjencinë shtetërore të lajmeve IRNA, Araghchi tha se “Ne kemi parë reagimin fillestar të presidentit amerikan, por ende nuk kemi marrë ndonjë komunikim nga ndërmjetësit“. Duke iu referuar deklaratave të Trump, ai shtoi se presidenti amerikan ka bërë “shumë deklarata, si pozitive ashtu edhe kontradiktore“, dhe se Teherani po pret që qëndrimi përfundimtar i Uashingtonit të komunikohet përmes ndërmjetësve përpara se të marrë një vendim.

Araghchi theksoi gjithashtu se kushtet e Iranit për hapjen e Hormuzit janë “të qarta” dhe se Teherani nuk ka ndërmend të dorëzohet. “E vetmja mënyrë për të dalë nga ky ngërç është një zgjidhje e negociuar“.

Akuza e Iranit: Ka standard të dyfishtë, Izraelit askush s’i kërkon llogari sa armë bërthamore ka

Irani ka kritikuar atë që e cilëson si “standard të dyfishtë” lidhur me arsenalin bërthamor të Izraelit.

Zëvendësministri iranian i Jashtëm, Kazem Gharibabadi, tha se çarmatimi bërthamor nuk mund të arrihet duke toleruar një shtet të veçantë.

Izraeli ndjek politikën e “paqartësisë bërthamore” dhe nuk e konfirmon apo mohon zyrtarisht posedimin e armëve bërthamore. Ekspertët vlerësojnë se Izraeli mund të ketë rreth 90 koka bërthamore.

Irani vazhdon të mohojë se synon të zhvillojë armë bërthamore dhe thotë se programi i tij bërthamor ka qëllime paqësore.

Sulme izraelite në Gaza, plagosen 3 palestinezë

Tre palestinezë janë plagosur pas një sulmi me dron izraelit në rrugën Salah al-Din, në Gazën qendrore.
Sipas agjencisë së lajmeve Uafa, droni ka hapur zjarr ndaj tyre.

Të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Martirëve Al-Aksa në Deir el-Balah.

Burimet mjekësore bëjnë të ditur se ata po marrin trajtim mjekësor. Sulmi raportohet në një zonë të Gazës qendrore, ndërsa detaje të tjera për gjendjen e të plagosurve nuk janë bërë të ditura.