Zgjati dy orë bllokimi në segmentin nga dogana e Qafë Thanës në Strugë. Si pasojë e borës intensive u detyrua bllokimi i lëvizjes së kamionëve, por tashmë, mësohet se rruga është hapur dhe ka nisur edhe lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë.

Pas ndërhyrjes me borëpastruese, bëhet me dije se tashmë kjo pikë e kalimit kufitar është e qarkullueshme normalisht për të gjitha mjetet.

Kujtojmë se për shkak të reshjeve të borës në rrugën Gostivar-Kërçovë nëpërmjet qafës malore Strazhë, nga ora 07:45 është vendosur ndalesë trafiku për automjete të rënda (kamionë).

Gjithashtu, ndalim ka për kamionët në qafën malore Preseka dhe seksionin Mavrovë-Dibër.

/tvklan.al