Adrien Rabiot pritet të jetë një nga prioritetet e Milanit për rinovimin e kontratës. Pronari i kuqezinjve, Gerry Cardinale do ta ketë këtë çështje në axhendën e tij gjatë vizitës në Milano në gjysmën e parë të tetorit.
Kontrata aktuale e Rabiot skadon në vitin 2028 dhe përfshin një opsion për vitin 2029, ndërsa Milani synon ta zgjasë të paktën deri në vitin 2030.
Mesfushori francez është një nga lojtarët kryesorë të skuadrës dhe mund të luajë si mesfushor defensiv, organizator dhe fantazist.
Roli i tij vlerësohet edhe nga trajneri Ruben Amorim, ndërsa vetë Rabiot ka deklaruar se ndihet mirë në Milano dhe nuk ka menduar për largimin.
Negociatat zyrtare pritet të nisin me Veronique, nëna dhe agjentja e futbollistit, për të diskutuar kushtet e reja të kontratës.
Rabiot iu bashkua Milanit nga Marseille në verën e vitit 2025 për 7 milionë euro dhe tashmë është bërë një pikë kyçe e kuqezinjve.
/tvklan.al












Botërori 2026 
