Luan Pinari, specialist futbolli, foli në Klan News, për Kombëtaren shqiptare, që do të luajë katër ndeshje në Ligën e Kombeve në këtë fazë.
Sipas tij, trajneri Rolando Maran i ka ndjekur lojtarët dhe ka pasur mundësinë për të bërë zgjkedhjet e duhura.
Pinari u shpreh se në ekip duhet të rikthehet te mendësia e fitoreve, pas pesë rezultateve negative.
“Është debutimi i trajnerit Maran në një ndeshje zyrtare, sepse ai ka kaluar të dy ndeshjet miqësore ku nuk ka pasur rezultat pozitiv dhe ka qenë një kohë shumë e shkurtër ose jo e duhura për të, për një trajner për të nisur një aventurë me një ekip siç është Shqipëria.
Tashmë ka të gjitha mundësitë për t’i ndjekur lojtarët, ka pasur kohën e duhur për të bërë ai zgjedhjet që ai dëshiron që t’i përshtatë në mënyrë ashtu siç ai luan. Kjo premierë e trajnerit mendoj që do jetë ajo arma plus e skuadrës tonë ndaj ekipit bjellorus që do të kërkojmë që të bëjmë një performancë shumë të mirë, që jemi një ekip i mirë, që edhe pse ndërrojmë trajner, ne vazhdojmë të jemi ekip i fortë dhe të marrim rezultate pozitive.
Edhe pse kemi pesë ndeshje që s’kemi fituar edhe ato dy ndeshjet e fundit miqësore, duhet të kthehet mendësia e ndeshjeve fituese tek skuadra jonë, edhe pse kemi disa mungesa, por gjithsesi boshti i skuadrës është dhe ne duhet të luajmë gjithmonë për të fituar çdo takim, jo Bjellorusia po kundërshtarë që ndoshta janë dhe pak më të fortë në letër, ne duhet të kemi atë mendësi që ekipi jonë duhet të luajë gjithmonë për ta fituar ndeshjen”, tha Pinari.
Pavarësisht se janë katër ndeshje radhazi, Pinari e quajti si pozitive për ekipin kombëtare, ndërsa theksoi se do të ketë mundësi për rotacion. Ai u shpreh se nuk duhet të ketë nënvlerësim për Ligën e Kombeve, siç ka ndodhur në të kaluarën.
“Mendoj që është diçka e mirë për stafin e Kombëtares për ekipin tonë kombëtar, sepse janë katër ndeshje, janë të jo të ngjeshura, kanë mundësi rikuperimi. Gjithsesi duke marrë parasysh edhe kundërshtarët që kemi mundësi që të bëjmë ndonjë rotacion për t’i dhënë mundësi lojtarëve që të jenë sa më të freskët në ato ndeshje delikate siç mund të jetë kjo e ditës së shtunë me Bjellorusinë që duhet fituar.
E para që është me Bjellorusinë, nuk duhet të bëjmë gabime sidomos në ndeshjet që kemi brenda, pastaj për të bërë më të mirën në dy ndeshjet e tjera si në San Marino dhe në Finlandë.
Kjo është ajo që duhet theksuar tek ekipi jonë që është ajo mund të themi gjëja negative e ekipit tonë sepse kanë nënvlerësuar Ligën e Kombeve. Këto oshilacione nuk duhet të jenë për ekipin tonë, ne duhet të jemi një skuadër që jemi gjatë gjithë kohës te Liga B dhe pastaj për të luftuar për të shkuar tek Liga A. Po ta shikojmë edhe po të bësh llogaritë shumë mirë, edhe kjo ligë të ndihmon shumë sidomos për kualifikimet në Europian, por ndoshta të jep dhe përqindje më të lartë për t’u kualifikuar në Botëror”, deklaroi Pinari.
/tvklan.al












Botërori 2026 
