Në vend të performancave që kërkojnë një impenjim të madh fizik Pink zgjodhi të performonte një nga këngët e saj më të njohura në Konventën Kombëtare të Demokratëve në Çikago ‘What About Us?’ së bashku me vajzën e saj.

Skenën e ndau edhe me një kitarist si dhe tre këngëtarë të tjerë mbështetës.

Megjithatë ngjarjes së madhe nuk ju bashkuan Beyoncé dhe Taylor Swift, siç ishte spekuluar në herët në mediat sociale se do të ishin të pranishme.

Vetë Beyoncé ka ndalur ish-presidentin Donald Trump që të përdorë këngën e saj Freedom dhe ka kërcënuar se do të ndërmarrë veprime ligjore nëse vijojnë sërish ta bëjnë diçka të tillë.

Kënga Freedom është një pjesë thelbësore të fushatës së nënpresidentes amerikane Kamala Harris e cila në paraqitjen e saj të parë pas dorëheqjes së Joe Biden përdori këtë këngë.

Më herët në Konventën Kombëtare të Demokratëve kanë performuar emra të mëdhenj të muzikës John Legend, Maren Morris dhe Stevie Wonder.

Klan News