Fitorja 1-0 e Fenerbahçes ndaj Shakhtar Donetskut në Champions League ka bërë jehonë në mediat sportive evropiane.
Në qendër të vëmendjes është Vedat Muriqi, autori i golit vendimtar.
Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës ishte protagonist në suksesin e skuadrës turke ndaj ekipit të drejtuar nga Arda Turan, duke tërhequr vëmendjen e mediave në Spanjë, Portugali, Itali dhe Angli.
E përditshmja spanjolle AS shkruan: “Muriqi nuk fal dy herë”, ndërsa Mundo Deportivo shkruan: “Muriqi e rrëzon Shakhtarin dhe i dhuron Fenerbahçes fitoren e dytë radhazi”.
Edhe në Portugali, gazeta A Bola i kushton vëmendje sulmuesit kosovar, duke theksuar se Muriqi i rikthen Fenerbahçes një gëzim që mungonte prej 18 vitesh.
Ndërkohë, në Itali, Tuttocalciomercato Web e cilëson atë si “Pirat që është gjithmonë vendimtar”, duke vënë në pah një tjetër gol me peshë të madhe.
Edhe tabloidi britanik The Sun thekson se goli i Muriqit i siguroi gjigantit turk një fitore minimale në Champions League.
32-vjeçari, i transferuar te Fenerbahçe këtë verë, po dëshmon se është një nga armët më të rëndësishme të skuadrës.
Deri më tani, ai ka realizuar nëntë gola në të gjitha kompeticionet, dy prej tyre në Champions League.
Paraqitjet e tij po japin kontribut të rëndësishëm edhe në kampionat, ku Fenerbahçe renditet në vendin e gjashtë pas 12 javësh.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
