Në spektaklin më të madh të talenteve në Shqipëri, “X Factor Kids” ka filluar faza e vilave dhe Pirro Çako  është mentori i kategorisë “Junior”. Ai shprehu emocionet dhe përgjegjësinë e madhe që mban mbi supe teksa nis udhëtimin me talentet e vegjël.

“Jam shumë i lumtur që produksioni më ka caktuar kategorinë ‘juniors’, ishte një nga ëndrrat e mia dhe mu realizua”, u tha ai konkurrentëve, duke premtuar angazhim maksimal për t’i ndihmuar të rinjtë të zhvillohen artistikisht.

Çako u bëri thirrje konkurrentëve të jenë të përqendruar dhe kërkues deri në fund, pasi edhe detaji më i vogël mund t’i shpërqendrojë në një ditë vendimtare si kjo.

“Jam shumë i lumtur që produksioni më ka caktuar kategorinë ‘juniors’ dhe kjo ishte një nga ëndrrat e mia dhe kjo mu realizua. Të jeni të sigurt që së bashku do të bëjmë gjëra shumë të bukura, do të zhvillohemi akoma më shumë si talente. Unë e marr përsipër këtë gjë personalish, që t’iu jap maksimumin e asaj që di, të dijeve të mia që unë kam.

Por përpara se sa të fillojmë, sepse është një ditë shumë e vështirë dhe shumë delikate, do ju thoja që të keni kujdes dhe të jeni të përqendruar, të jeni kërkues deri në fund. Gjëja më e vogël që mund të ndodhë, mund t’iu shpërqendrojë dhe mund t’iu rrëzojë. Kështu që duhet të jepni maksimumin tuaj. Mos mendoni asnjë gjë tjetër. Kjo do iu çojë përpara jo vetëm në këtë kompeticion, por gjatë gjithë jetës suaj. Po të mendoni këtë gjë, është një forcë e madhe që vjen buron nga brenda dhe e çon artistin përpara”, tha Pirro Çako.

/tvklan.al