Pishtari për Lojërat Olimpike Paris 2024 u ndez në Olimpia, vendlindja e Olimpiadës së parë. Tashmë për flakën olimpike do të nisë një udhëtim prej më shumë se 5 mijë kilometrash, që do të përfundojë me hapjen e lojërave verore në muajin korrik.

Përfaqësues të Komitetit Olimpik si edhe shumë qytetarë u mblodhën në stadium, që ka pritur në vitin 776 para lindjes së Krishtit versionin më të hershëm të lojërave olimpike, për të parë ceremoninë e ndezjes së pishtarit olimpik.

Retë e shumta në qiell penguan ndezjen tradicionale, kur një aktore e veshur si priftëreshë përdor rrezet e diellit për të ndezur pishtarin e argjendtë.

Flaka do të udhëtojë nga porti i Pireut drejt Belemit, një anije franceze me vela e ndërtuar në 1896, vit kur edhe u mbajtën për herë të parë lojërat moderne olimpike në Athinë. Ceremonia në Olympia ka qenë një pjesë thelbësore e çdo Olimpiade për gati 90 vite.

Synimi është një lidhje e pashmangshme midis eventit modern dhe lojërave olimpike të lashta greke, nga ku u mor edhe baza. Flaka do të duhet të dërgohet në stadiumin që do të presë eventin, e do të jetë e ndezur deri në përfundim të olimpiadës.

Klan News