Vendimi i Shiloh Jolie për të hequr mbiemrin e babait të saj dhe për të mbajtur vetëm atë të nënës u bë kryefjala e mediave të huaja disa ditë më parë.

Ato kanë zbuluar detaje të reja dhe mësohet se vajza e dy aktorëve të njohur Angelina Jolie dhe Brad Pitt ishte vetë ajo që mori këtë vendim madje e pagoi vetë avokatin për të vijuar me procedurat ligjore.

Dokumentet për të ndryshuar emrin e Shiloh u dorëzuan kur ajo mbushi 18 vjeç. Fakti se Shiloh pagoi vetë avokatin, lë të kuptohet se mosmarrëveshjet mes ish-çiftit po vazhdojnë ende.

Brad Pitt është i shkatërruar, pas vendimit të vajzës së saj të madhe, Shiloh, për të refuzuar mbiemrin e tij dhe për të mbajtur atë të nënës së saj. Aktori ka humbur të gjitha shpresat që kishte për të rregulluar marrëdhënien e tij me vajzën e tij biologjike.

Miq dhe njerëz të afërt pranë aktorit që kanë folur herë pas here për marrëdhënien e tij me fëmijët, kanë bërë të ditur se ai është përpjekur shumë herë të ribashkohet me ta, por pa asnjë rezultat.

Dy muaj më parë, aktori tërhoqi kërkesën për të kërkuar kujdestarinë e gjashtë fëmijëve që kishte me ish-bashkëshorten.

Klan News