Edhe pse janë aluduar “krisje” të mëdha në raportin që ai ka me fëmijët, Brad Pitt duket mëse i lumtur krah të dashurës së tij Ines de Ramon. Ata janë fotografuar të Dielën pas garës së Formula 1 në Northamptonshire të Anglisë.

Të kapur dorë për dore e të qeshur, çifti ngjajnë tejet të dashuruar me njëri-tjetrin. Pitt, 60 vjeç, por në super formë! Edhe në stilin e veshjes është kombinuar më së miri me partneren 34 vjeçare.

Romanca e tyre nisi në Nëntor të 2022-it gjatë një koncerti në Los Angeles. Në Shkurt të këtij viti qarkulluan thashethemet se ata po jetojnë bashkë dhe janë shumë të lumtur.

Ylli i kinematografisë siç të gjithë e dimë, ka qenë i martuar me Angelina Jolie me të cilën ka 6 fëmijë. Ata u ndanë në vitin 2016, por ende nuk është finalizuar ligjërisht divorci i tyre.

Ndërsa De Ramon ka qenë bashkëshortja e aktorit Paul Wesley për 5 vite.

/tvklan.al