Dy persona janë plagosur mbrëmjen e sotme me armë zjarri në Mamurras.

“Rreth orës 22:05, në afërsi të Mamurrasit, Kurbin, në një rrugë rurale, në rrethana ende të paqarta mbetën të plagosur me armë zjarri shtetasit K.L. dhe E.Z., të dy 21 vjeç, banues në Mamurras, të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës në Tiranë”.

Shërbimet e Policis bënë të mundur identifikimin e autorit të ngjarjes, konkretisht shtetasi E.N, 22 vjeç.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të çastit për arsye banale. Policia ka rrethuar zonën dhe po punon për zbardhen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit. /tvklan.al