Ka marrë plagë nga një armë gjahu

Një 72-vjeçar nga fshati Shllak i Shkodrës është plagosur paraditen e kësaj të shtune me armë zjarri.

Policia në një njoftim të shkurtër për mediat bën të ditur se ai është paraqitur në spitalin rajon të Shkodrës me plagë të marra në krahë të shkaktuara nga një armë gjahu.

Policia thotë se ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta dhe se po punon për zbardhjen e plotë të saj.

“Më datë 28.08.2021, ka shkuar në spital për ndihmë mjeksore, shtetasi Z. P. 72 vjeç, banues në Shllak, Shkodër, pasi në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë gjahu në krah, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, tha policia e Shkodrës në një njoftim për mediat./tvklan.al