Një plagosje me armë ndodhi mbrëmjen e kësaj të hëne në Shkodër.

Një 24-vjeçar i identifikuar Eduart Lekndeaj u qëllua në këmbë pas një konflikti të çastit që ndodhi në lagjen “Tre Heronjtë”.

I riu është dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën.

Policia tha se autori është identifikuar dhe se po punohet për kapjen e tij./tvklan.al