Merr fund arratia e Petrit Avdillarit, 27-vjeçarit nga Tirana, i cili dy ditë më parë plagosi me thikë kunatin e tij, Denis Ziu.

Ngjarja ndodhi në Laprakë dhe sipas policisë, gjithçka erdhi pas një konflikti për motive të dobëta.

29-vjeçari Ziu u dërgua në spital, ndërsa autori i dyshuar u largua nga vendi i ngjarjes, për t’u vënë në pranga këtë të shtunë./tvklan.al