Policia ka zbardhur dhe dokumentuar plagosjen e pasdites së të dielës në zonën Ali Demi në kryeqytet, ku mbeti i lënduar një 15-vjeçar.
Blutë kanë shpallur në kërkim autorin, i cili është 21-vjeçari Aldi Neziri. Përveç të riut i cili qëlloi të miturin me armë zjarri atipike policia arrestoi 3 punonjës të picerisë, të cilët janë Ferit Basha, Andi Hyka dhe Keivin Bala.
“Tre punonjësit e picerisë akuzohen se kanë pastruar vendin e ngjarjes dhe kanë hequr driver-in e kamerave të sigurisë. Për këtë arsye ndaj tyre është ngritur akuza e moskallëzimit të krimit dhe veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, raporton gazetari Besar Bajraktraj.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur aksidentalisht, pasi autori ka nxjerr armën atipike (e cila nuk konsiderohet armë zjarri e mirëfilltë, por e modifikuar), dhe ka shkrehur gabimisht, plumbi i së cilës e ka kapur të miturin në qafë. 15-vjeçari kishte rreth 2 javë që ishte punësuar në piceri, pasi ishte piceri e kushëririt të tij dhe kishte nisur punë për ta ndihmuar.
Ndërkohë, nuk rezulton të ketë qenë i siguruar apo brenda rregullave të ligji të punës për shkak të moshës. Hetuesit do të kërkojnë informacion te institucionet tjera për të sqaruar situatën ligjore të punësimit. I mituri, i marrë në pyetje nga hetuesit nuk është treguar bashkëpunues.
Një vajzë e mitur, kushërirë e 15-vjeçari po ashtu është marrë në hetim në gjendje të lirë për moskallëzim krimi. Ajo u ka thënë hetuesve ngjarja ka ndodhur jashtë lokalit dhe e ka goditur një plumb qorr. Kjo deklaratë e saj nuk është provuar nga hetuesit.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 