Atentati me armë zjarri që çoi në plagosjen e mjekut Zekirija Shaini, të një prej kandidatëve të Bashkimit Demokratik për zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, ka marrë një tjetër rrjedhë.
Policia maqedonase, pas hetimeve të kryera, tha se në tentativën për vrasje të ndodhur një ditë më parë në Kumanovë, rezulton të jetë e implikuar bashkëshortja e mjekut. Ndërsa nuk jepen detaje për arsyet se pse bashkëshortja, tashmë e arrestuar, donte ta eliminonte Shainin.
Gjithashtu, policia bëri të ditur se ka identifikuar edhe autorin, një 36-vjeçar nga Gostivari, që qëlloi ndaj kandidatit të BDI-së për këshillin komunal të Likovës dhe e ka shpallur në kërkim.
Shaini u plagos duke lëvizur me makinë në qendër të Kumanovës. Atentatori, me maskë, iu afrua veturës në lëvizje dhe qëlloi katër herë ndaj tij, duke e plagosur. Pas ndihmës mjekësore të marrë në spital, mjeku Shaini la spitalin dhe kërkoi që ngjarja të mos politizohej.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 