26 shtator 2026 – Policia ka zbardhur plagosjen me armë zjarri të ndodhur pasditen e djeshme në zonën e Zogut të Zi në Tiranë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 14:35, në rrugën “Hysni Gërbolli”, ku gjatë një konflikti në një lokal, një 54-vjeçar dyshohet se qëlloi me armë zjarri dhe plagosi në këmbë një 33-vjeçar nga Kosova.
I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa vijon puna për kapjen e 54-vjeçarit. Gjatë kontrollit në banesën e këtij të fundit, blutë gjetën dhe sekuestruan një armë gjahu, një thikë dhe municion luftarak.
Mbi autorin e plagosjes rëndojnë disa akuza, mes tyre “Vrasja e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Ndërkohë, nga hetimi ka rezultuar se në konflikt janë përfshirë edhe persona të tjerë.
Në vijim të verifikimeve, policia zbuloi gjithashtu se 33-vjeçari i plagosur, Gj. K., ishte person në kërkim nga autoritetet e Kosovës.
Ai është arrestuar me qëllim ekstradimi, pasi rezulton i dënuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë me 50 ditë burgim për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.












Botërori 2026 
