Një konflikt i ndodhur në ambientet e një kompleksi në Shëngjin ka përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit dhe plagosjen e një të riu.

Policia bën të ditur se në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi me iniciale K.Gj, rreth 35 vjeç, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e para hetimore janë identifikuar dy shtetas të dyshuar si autorë të ngjarjes dhe vijon puna për kapjen e tyre.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave.

/tvklan.al