20 gusht 2026 – Një plagosje me armë zjarri raportohet të ketë ndodhur mesditën e sotme në lagjen ‘Partizani’ në Shkodër.
Nga raportimet paraprake, dyshohet se shkak është bërë një konflikt për motive të dobëta. I plagosuri V. B., është dërguar në spital ku po merr ndihmë mjekësore.
Sakaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit ndërsa është shpallur në kërkim autori P. B., komshi me të lënduarin.
“Shkodër / Informacion paraprak
Rreth orës 14:30, në lagjen “Partizani”, dyshohet se shtetasi P. B. ka plagosur me armë zjarri shtetasin V. B., për motive të dobëta.
Shtetasi V. B. u dërgua në spital dhe po merr mjekim.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
/tvklan.al












Botërori 2026 
