Inter dhe Milan tashmë në duar të pronarëve kinezë synojnë të kthehen në Champions League. Gazetat sportive italiane shkruajnë se për të përforcuar ekipet janë parashikuar të shpenzohen 280 milionë euro në merkato.

Sipas “Corriere dello Sport” buxheti i Inter për të marrë lojtarë për merkaton e verës është  150 milionë euro. Disa nga emrat janë pjesë e kampionatit italian si Berardi, Manolas e De Vrij, Rudiger apo Rodriguez. Në mesin e fushës pëlqehet Bernardeschi, Fabinho i Monaco si alternativë në vend të Verratti.

Natyrisht do të ketë edhe largime, por po mendohet për stolin. Stefano Pioli është ende nën kontratë, por ëndrra mbetet Diego Simeone.

“Corriere dello Sport” përmend edhe planet e Milan që për t’i realizuar janë në dispozicion 130 milionë euro. Emrat janë të njohur. Në sulm mendohet për Aubameyang, Benzema ose Morata.

Lista e mesfushës përbëhet nga Fabregas, De Rossi, Luiz Gustavo dhe Kovaçiç. Ndërhyrje në të gjithë repartet, por pa harruar rinovimet duke nisur nga portieri Donnarumma.

Tv Klan